Nuk ka paqe, pas akuzave reciproke Murinjo e Konte kapin “shpatat”
Midis Hoze Murinjos dhe Antonio Kontes nuk ka paqe. Përkundrazi, pas akuzave e kundërakuzave dhe sulmeve verbale, tashmë situata degjeneron më shumë dhe dy teknikët janë gati të kapin thikat kundër njëri-tjetrit. Portugezi guxoi e shkoi larg duke i kujtuar Kontes përfshirjen në skandalin e basteve, por italiani u përgjigj mbrëmë vonë se Murinjo ishte jo vetëm një hipokrit i pashoq, por një njeri fals në të shkuarën, të sotmen, e që do të mbetet dhe në të ardhmen njeri i vogël e shpirtngushtë. Sikurse raportojnë mediat angleze, një duel verbal zhvillohet prej kohësh mes Antonio Kontes dhe Hoze Murinos, që tashmë shënon një tjetër raund. Pas fitores që Mancester Junajtid shënoi në Fa Cup vetëm një ditë më parë portugezi bëri një deklaratë thumbuese në drejtim të italianit 48-vjeçar. Unë nuk jam akuzuar kurrë për ndeshje të trukura u shpreh Murinjo duke insinuar skualifikimin e Kontes në vitin 2012.
http://www.pamfleti.com/murinjo-spermbahet-dhe-sulmon-konten-palaco-pankinash
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i trajnerit të Bluve të Londrës i cili e quan Murinjon, një njeri të vogël. “Kur ka komente të këtij niveli e të kësaj natyre, të cilat kanë si qëllim të diskriminojnë dhe fyejnë tjetrin pa ditur e njohur të vërtetën atëherë shpjegimi është se ato vijnë nga një njeri i vogël. Unë kështu e mendoj, ndoshta Murinjo ka qënë i tillë edhe në të kaluarën, i vogël në të shkuarën dhe në të tashmen dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Më kujtohet episodi kur ofendoi Ranierin për anglishten e tij e më pas kur u shkarkua veshi fanellën e tij, Mourinjo është një njeri fals. Hipokrit!”. Me këtë instensitet replikash mes palëve i sigurtë është fakti se edhe Murinjo nuk do të qëndrojë i heshtur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



