E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Nuk ka zgjidhje juridike kur drejtësia vepron sipas forcës së pushtetit’
OP-ED

‘Nuk ka zgjidhje juridike kur drejtësia vepron sipas forcës së pushtetit’

Nuk ka zgjidhje juridike kur drejtësia dhe gjithë klima institucionale vepron sipas porosisë apo logjikës së forcës së pushtetit.

Nëse logjika është që “e kam në dorë të arrestoj dhe e bëj” dhe ligji i shkruar anashkalohet, çfarë zgjidhje juridike kërkohet këtu?!

Këtu vendos i forti dhe arrestohesh apo jo, dënohesh apo del nga burgu, është krejt në dorë të tij.

Ndaj arsyetimi ligjor nuk është zgjidhja që kërkohet. Për fat të keq kështu është.

Natyrisht nuk do lodhem duke përmendur ligjin dhe të drejtën, por kjo bëhet për të kuptuar se sa larg ligjit është realiteti institucional në vend.

E përsëris, ligji i shkruar e konsideron arrestin me burg si mjetin e fundit, d.m.th kur masat e tjera nuk funksionojnë.

Ndërsa realiteti burgun e ka mjetin e parë dhe të fundit. Sepse e ka thënë Ai, “burg, burg, burg” dhe, burgu bëhet mjeti i vetëm që përdoret.

Ja kaq e thjeshtë është!

Ndërsa pavarësia politike e drejtësisë nuk ekziston sepse ekuilibri politik në vend ka humbur.

Pra, nuk është punë juristësh kjo punë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.