E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk mbyllën lojërat e fatit, procedohen penalisht 3 persona
Lajme

Nuk mbyllën lojërat e fatit, procedohen penalisht 3 persona

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që ende ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 3 raste, konkretisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec.

Tre shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri, një sasi me chipsa, letra bixhozi, 6 tableta, 2 njësi kompjuterike, 1 monior dhe 1 printer të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Lushnje u procedua penalisht shtetasi L.H, 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 njësi kompjuterike.

Në Mallakastër u procedua penalisht shtetasi N.H, 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Pogradec u procedua penalisht, shtetasi L.T, 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje që shërbejnë për llotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.

“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, apelon policia.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.