Nuk na e ka fajin z. Palmer
PD është krijuar si partia e parë proamerikane e këtij vendi! Por shumica e demokratëve dhe e popullit opozitar nuk e suportuan qëndrimin e z.Palmer ndaj opozitës dhe zgjedhjeve moniste. Kritizerë të ashpër pati edhe në rrjetet sociale ku spikatste mjeshtri Bujar Kapexhiu me një karikaturë të thjeshtë, qëndrimin dhe fjalën e z.Palmer.
Qëndrime më shumë pro qeverisë dhe Ramës në këto vite kemi dëgjuar plot. Por në fund, nuk na ka faj askush në perëndim, as Palmer, as Merkel, as BE, as OSBE, as Soreca, as Boshard e as zv/ambasadorja amerikane. Faji qëndron këtu tek ne, duke filluar nga shpia dhe familja e çdo shqiptari. Nëse nuk pranojmë, hajdut vëllain, motrën apo prindërit pse dreqin i duam dhe i promovojmë politikanët hajdutë?! Nëse nuk pranojmë mashtrimin, gënjeshtrën, për fëmijët, vëllain , motrën në shtëpinë tonë , pse pas çdo mashtrimi dhe gënjeshtre të radhës,promovojmë llaxoret e gënjeshtarët më të pacipë të politikës ku i dëgjojmë e shohim me zë e figurë?! Ja kaq e thjeshtë është sikur ne të nisemi nga parimet e familjes, rregullat brenda shtëpisë dhe ashtu si do të sillemi në familje , të sillemi dhe veprojmë me votë ndaj ; hajdutëve politikanë, gënjeshtarëve politikanë.
Ne e duam të ardhmen e fëmijëve ashtu siç ne e mendojmë e rropatemi me plot sakrifica që të bëhen dikushi në jetë, të shkolluar, të edukuar, të mos vjedhin, të mos vrasin, të mos konsumojnë drogë, duke predikuar moral e rregulla strikte dhe në mënyrë të panegociueshme dhe të prerë.
Po kur politikanët zihen si qenër zgjebarakë, jargaviten e shahen me libër shtëpie, si drogaxhinj të molepsur ?! Ne vazhdojmë të bëjmë tifo kush shau më bukur! Nuk na kanë bërë dhe as na bëjnë përshtypje akuzat ” Ti ke vrarë katër njerëz, ti ke vjedhur floririn, ti ke përdhunuar, ti ke shkelur ligjin…. ti ke vjedhur vota. Ti haje paçe e nuk paguaje, ti ke punuar roje karburanti. Ne do të vjedhim me lezet, jo si demokratët. Ne pra supërmoralistët e fëmijeve tanë brenda mureve të shtëpisë , jashtë saj në shoqëri dhe jetën publike brohorasim dhe promovojmë ose vrasës , ose hajdutin e pareve tona ose hajdutin e votave. Pastaj bëjmë tifo dhe mbështesim sipërmarrjen e tyre për të groposur me duart tona të ardhmen e fëmijëve siç bëmë për 30 vjet. Prandaj rraca e politikës sonë pa përjashtim ka kalëruar që nga Berisha, Nano, Meta e tani Rama. Ky i fundit na ka cilësuar ne shqiptarëve të thjeshtë si politikanë të zgjuar por në fakt ai e ka kuptuar më mirë nga rraca e tij se edhe për pak kohë do bëjë gallatë sa të njëjtin moral dhe brenda pragut të shtëpisë çdo njëri nga ne ti ketë ligje dhe rregull edhe për drejtuesit që kanë fatet tona në dorë duke filluar, nga nëpunësi i thjeshtë, polici, prokurori, gjykatësi, politikani. I trullosur pas marrëzisë së pushtetit plot 6 vite dhe i kapur gafil duke abuzuar me paret e shtëpise, duke bërë hile dhe manovra bëri një palë votime putineske dhe pa pikë turpi na tregon edhe thëniet e supozuara të gjyshes se:”Po nuk e kuptove pse ke humbur, nuk e kupton dot pse tjetri ka fituar”. Ndaj ju lutem mos e kërkoni fajin tek Palmer por tek vetja, brenda pragut dhe jashtë pragut të shtepisë. Kryeministrit që vetë, votoi, vetë numëroi, vetë firmosi unë mund ti them se edhe gjyshja ime ndjesë pastë, thoshte një thenie që në këtë rast me duket e goditur: “Po vure b*thën guzhiniere , m*t do të gatuaj” .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



