Nuk ndalen protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë
Aksi Kakavijë–Janinë pritet të jetë i bllokuar përkohësisht pasditen e sotme, pasi fermerët grekë do të zhvillojnë një protestë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
Lëvizja e mjeteve do të ndalohet nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora lokale greke), përveç automjeteve që transportojnë emergjenca shëndetësore.
Policia kufitare u kërkon qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera, me qëllim shmangien e vonesave dhe bllokimeve të mundshme.
Protesta vjen si reagim ndaj një sërë pakënaqësish të fermerëve, të cilët ankohen për pagesa të vonuara, mospërfitim dëmshpërblimesh, kosto të larta prodhimi dhe çmime shumë të ulëta për kulturat bujqësore si gruri, pambuku dhe misri.
Ata shprehen gjithashtu të zhgënjyer nga paketa e fundit e mbështetjes financiare të qeverisë greke, të cilën e konsiderojnë shumë më të ulët se sa kishin pritur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



