E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalen tensionet në PD, Salianji ‘shuplakë’ të fortë Berishës
Lajme

Nuk ndalen tensionet në PD, Salianji ‘shuplakë’ të fortë Berishës

Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me strukturat dhe mbështetësit demokratë, duke u ndalur këtë herë në Elbasan. Në një sallë të mbushur plot, ai ka adresuar kritika të forta ndaj drejtuesve aktualë të Partisë Demokratike, të cilët, sipas tij, po tentojnë të pengojnë lidhjen direkte me bazën e partisë.

“Leadership-i i Partisë Demokratike, në vend që të japë llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët”, deklaroi Salianji, duke vënë në pikëpyetje qasjen e drejtimit aktual. Ai ngriti gjithashtu pyetjen se cili nen i statutit apo i funksionimit të partisë e ndalon një përfaqësues të PD-së të takojë qytetarët që përfaqëson.

“Çdo nen dhe çdo frymë që përbën Partinë Demokratike nxit që PD të jetë në terren. Nëse çdo drejtues do të bënte këtë që po bëjmë ne, PD do t’i kishte sheshet plot dhe do të ishte forcë fituese”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Salianji foli edhe për mënyrat se si, sipas tij, mund të arrihet rrëzimi i qeverisjes së Edi Ramës. Ai theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm përmes dy rrugëve:
“Ose me protesta masive dhe revoltë që paralizon jetën politike të këtij vendi, ose me kutitë e votimit, duke frymëzuar aq shumë njerëz sa të tejkalojnë manipulimin që Rama e ka ngritur në sistem nga zgjedhjet në zgjedhje”.

Mesazhi i Salianjit ishte i drejtpërdrejtë dhe i fokusuar te nevoja për organizim, veprim dhe marrje përgjegjësish politike në çdo cep të vendit, në përpjekje për të krijuar një frymë të re brenda një partie që prej kohësh përballet me përçarje të brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.