E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalet deputeti i PS-së: Enverin e kemi bërë armik padrejtësisht, ka kontribute
Lajme

Nuk ndalet deputeti i PS-së: Enverin e kemi bërë armik padrejtësisht, ka kontribute

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, ka reaguar pas urimit që bëri një ditë më parë në grupin e “Whatsapp-it” në Komisionin e Sigurisë, ku krahas flamurit shqiptar, kishte të stampuar një figurë të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Jemi mësuar t’i themi muaji i festave të nëntorit. Disa festa i festojmë, disa të tjera i kemi harruar. Por në themel të kujtesës tonë kanë ngelur 3 festa, 27 nëntori që është ngritja e flamurit në Lushnjë, 28 nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe 29 nëntori dita e çlirimit të atdheut. Është festa më e madhe pa të cilën, Shqipëria nuk do të ishte si kjo Shqipëri që kemi sot. Mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti, të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.

Tiranë – Deputeti socialist Bujar Çela u përfshi dje në një skandal, pasi uroi në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë, Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.

 Postimi i tij shkaktoi revoltë tek deputetët e PD-së, të cilët kërkuan urgjentisht që ta fshinte mesazhin.

Në kundërpëgjigje Çela u përgjigj duke shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam!” dhe më tej përshkallëzimit të debatit, Çela iu përgjigjh “Më rruan lesht kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Në një reagim, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se ka marrë sqarime nga deputeti, i cili i ka thënë se aparati celular ishte përdorur nga persona të tjerë.

“Kam marrë paraprakisht një sqarim nga deputeti në fjalë. Bëhet fjalë për përdorim të aparatit celular nga persona të tjerë. Do të jetë verifikim në aspektin e sjelljes dhe kodit të etikës brenda grupit tonë parlamentar dhe Kuvendit të Shqipërisë. Gjithçka e çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të bëhet ku proces verifikimi”, ka deklaruar Balla.

Nuk dihet nëse qendron versioni i Taulant Ballës, por në të dyja rastet kemi të bëjmë me skandal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.