E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NUK NDALET META, DITËN KUR KËRKOHET SHKARKIMI I TIJ, DEL NË KONFERENCË
Politikë

NUK NDALET META, DITËN KUR KËRKOHET SHKARKIMI I TIJ, DEL NË KONFERENCË

Nuk ndalet Presidenti i Republikës Ilir Meta me daljet e tij të njëpasnjëshme.

Meta do të dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Kjo dalje e Metës, përkon me seancën plenare ku do të diskutohet anulimi i dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit por edhe shkarkimi i tij.

Mbetet për t’u parë se ç’do thotë kreu i shtetit këtë pasdite, ndërkohë që dje pati një takim me partitë e qendrës së djathtë ku u fol edhe për një datë tjetër zgjedhjesh. Po sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 13.30, një  bashkëbisedim me gazetarët në selinë e kësaj partie.

Dita e sotme është tejet e ngarkuar me deklarata të forta politike, nga të gjitha palët e përfshira në krizën politike.

Dita nisi me një deklaratë të vendosur të kryetares sëLSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përsëriti thirrjen “asnjë hap pas”: “Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargonjtë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!” shkroi Kryemadhi në Fb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.