E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përballoi dot dhimbjen e ndarjes nga gruaja, aktori i famshëm vret veten. Lë edhe një shënim për djalin 3-vjeçar
Publik News

Nuk përballoi dot dhimbjen e ndarjes nga gruaja, aktori i famshëm vret veten. Lë edhe një shënim për djalin 3-vjeçar

Prindërit e Kushal raportohet se telefonuan aktorin Chetan Hansraj kur djali nuk po i përgjigjej derës.

Kur hynë brenda zbuluan në mënyrë tragjike se aktori kishte vrarë veten. Ata e dërguan në spital por u shpall i vdekur.

Kushal la një shënim ku shkruhet se i la gjysmën e pasurisë së tij djalit të tij tre-vjeçar.

Sipas mediave vendase, aktori vuante nga depresioni.

“Është vetëvrasje. Ai ishte ndarë nga gruaja dhe kjo i shkaktoi shqetësime. Ende nuk po e besoj se Kushal nuk është më me ne. Fola disa ditë me parë me të dhe më tha se ishte i shqetësuar. U përpoqa t’i tregoja se janë gjëra që ndodhin në jetë dhe se ai duhet të luftonte. Por kurrë nuk e imagjinoja që ai do të ndërmerrte një hap të tillë. Është zemërthyese,”- tha miku i tij, aktori Chetan Hansraj.

Kushal ishte martuar me bashkëshorten, Audrey Dolhen që nga 2015 por marrëdhënia e tyre mori fund.

Ata ishin prindër të një djali 3-vjeçar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.