Nuk përmbahet Rezarta Shkurta: Mirë ua ka bërë Nexhmija
Këngëtarja Rezarta Shkurta ka provokuar jo pak nga ndjekësit e saj kur ka publikuar në Instagram një video për Nexhmije Hoxhën, gruan e diktatorit Enver Hoxha. Shkurta është bashkëshortja e Ermal Hoxhës, i cili është nipi i Nexhmijes dhe Enverit.
Në videon e publikuar, Rezarta nuk ka kursyer as protretin e dikatorit famëkeq, ndërsa e shoqëron me një tekst të gjatë ku vlerëson Nexhmijen si: “Një grua shekullore për nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund!”
E ky publikim ka irrituar fansat, të cilët kanë dërguar mesazhe në Instagram.
Nuk munguan as shkrimet ne media
https://publiktv.live/budallacke-e-vogel-ty-te-shkon-nexhmija/
Një prej tyre është edhe ky komunikim që ka publikuar aktivisti Genc Sejko. Në fillim Rezarta kërkon nga personi tjetër që të respektojë mendimin e saj, ashtu siç ajo respekton mendimin e tij. Por debati ka degjeneruar kur personi i ka përmendur vajzën Rezartës.
“Ti t’i hash mutin vajzës time, siç ia hëngrët dhe asaj. Shko bëj foto mbi gomar, se aq e ke kapacitetin. Dhe mirë ia ka bërë surretëve si puna juaj”, i shkruan Rezarta Shkurta bashkëbiseduesit.
Personi që i shkruan Rezartës thotë se gjyshërit dhe nëna e tij kanë qenë të internuar dhe janë internuar gjatë kohës së komunizimit, ku Nexhmije Hoxha ishte personazh kryesor si bashkëshortja e diktatorit.
Gazetari Xhevdet Shehu ka publikuar testamentin e Nexhmije Hoxhës, e cila nuk e ka përmendur në asnjë moment të birin, Sokolin, bashkëshorten dhe fëmijët e tij duke e mohuar.
Për më tepër, Sokoli nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninëNdee e varrimit të së ëmës.
Të pranishëm ishin vetëm dy fëmijët e tjerë të Nexhmijes dhe Enverit, Iliri dhe Pranvera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





