E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk u bënë pjesë e grupeve parlamentare
Publik News

Nuk u bënë pjesë e grupeve parlamentare

Deputetët e LSI-së, Petrit Vasili, Agron Çela dhe Erisa Xhixho kanë bërë kërkesë që të bëhen pjesë e komisioneve parlamentare duke qenë se ende nuk i janë bashkuar një grupi parlamentar.

Kjo është shkresa me kërkesat e tre deputetëve ku më konkretisht, Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë anëtar i Komisionit për Punën, Çështjet sociale dhe Shëndetësinë si dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Agron Çela ka kërkuar që të jetë anëtar pranë Komisionit për Sigurinë Kombëtare ndërsa Erisa Xhixho kërkon që të jetë anëtare e Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisionit për Integrimin Europian si dhe zëvendësuese pranë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit për Publikun.

Në të njëjtën kohë, deputetët e LSI-së kërkojnë që të jenë pjesë e delegacioneve të përhershme në organizatat ndërkombëtare, nënkomisione dhe në grupet e miqësisë.

Ndërkohë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka preferuar që të jetë pjesë e asnjë prej komisioneve parlamentare.

agroncelaerisaxhixhopetritvasili1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.