E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë
Lajme

Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë

Një status i një kimisti nga Tetova mbi videon e filmuat në Sarandë ku pronari i restorantit i nxorri thikën klientit, shkruan se ky duket  si një plan për t’i prishut imazhin Shqipërisë pasi çdo person shikon çmimet në menu para se të porosisë. Për më tepër ai shton se kushdo turist që kërkon të konsumojë fruta deti në plazh me 10€ më mirë të qëndrojë në shtëpi.

NGA EGZON ADEMI

“Nuk ua ka fajin pronari i restorantit në Sarandë, që iu ndjek me thikë në dorë”

Per kete pronarin e Sarandes qe i ndjek disa turiste me thike kam 2 mendime dhe ndryshe nga heret tjera.

1. Ç’fare “turisti” mund te jete ai qe zgjedh, konsumon ushqim dhe NUK shikon cmimin ne Menu?

Une NUK mbaj mend ne jete te kisha vizituar ndonje vend jashte vendlindjes dhe te konsumoj ushqim dhe mos ti di çmimin.

Patjeter se policia duhet mire ti investigoje persona te tille qe per mendimin tim duken me shume si provokatore dhe mund te kete gjera tjera si prishje imazhi per Shqiperine ne kohe krize dhe rivaliteti turistik ndermjet fqinjeve

2. Pronari ka zgjedhur formen ne te keqe per t’ju kerkuar parate turisteve sepse i ka sherbyer kauzes dhe imazhit te keq ne kete rast.

Prandaj restorani duhet patur kamera te mira dhe cmime ne Menu te sakta qe njerezit te zgjedhin ushqim qe mund te paguajne.

Mjafte me artikuj te tille cmimesh dhe imazhi negativ per Shqiperine sepse ne kete mes ka 2 fakte:

1. Shqiperia duhet te permiresoje dhe te fokusohet 100% ne turizem si burim i ekonomise dhe te ofroje turizem te ndershem ku turistet te jene rehat me sherbimet dhe rendin.

2. Turistet qe mendojne te ushqehen me karkaleca dhe fruta deti ne plazh me 10 euro te rrine ne shtepi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.