Numri i punonjësve të UKT-së Zagreb edhe UKT-së Tiranë
edhe historia e pyetjes që la pa gjumë japonezin !
Irena Beqiraj
Zona metropolitane e Zagrebit është afërsisht 4,930 kilometra katrorë edhe ka një popullsi të përgjithshme prej rreth 1,1 milionë banorë.
Ndërmarrja shtetërore e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të Zagreb ka 1.249 punonjës .
Zona metropolitane e Tiranës ka një sipërfaqe 1,110 kilometër katrorë edhe popullsi të përgjithshme 800.986 banorë sipas INSTAT. Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), sipas të dhënave të raportuara në Entin Rregullator të Ujit (ERRU) numëron të paktën 1,400 punonjës.
Teksa lexoja këto të dhëna më erdhi ndërmend një histori e vjetër .
Në një konferencë ku diskutoheshin çështje të zhvillimit të industrisë së përpunimit të qumështit ishte edhe një sipërmarrës shqiptar . Teksa sipërmarrësit pjesëmarrës në panel po prezantonin kompanitë e tyre , kapacitetin , të punësuarit , totalin e kapitalit , shqiptarit i qëlloi të fliste pas sipërmarrësit japonez , i cili kishte deklaruar ndër të tjera që kishte 9 puntorë .
Shqiptari për ti rënë shkurt tha unë kam pak a shumë një fabrikë me kapacitetin e kolegut japonez , me 10 puntorë ( në fakt kishte 50 puntorë ).
Mëngjesin tjetër drejtuesi i panelit, pasi i përshëndeti pjesëmarrësit i pyeti nëse kishin fjetur mirë .
Japonezi tundi kokën tha – unë nuk kam fjetur fare ! Kam gjithë natën që vras mendjen çfarë pune bën ai puntori i 10 tek fabrika e kolegut shqiptar ?!.
Edhe unë jam duke vrarë mendjen çfarë pune bëjnë 151 puntorë më shumë tek UKT -ja e Tiranës me sipërfaqe 4 herë më të vogël edhe me 200 mijë banorë më pak?!
Çfarë bëjnë vallë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



