E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OBSH: Gjysma e vdekjeve nga korona kanë ndodhur në azile
Publik News

OBSH: Gjysma e vdekjeve nga korona kanë ndodhur në azile

Thuajse gjysma e të gjithë njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Europë, ishin banorë të azileve.

Kështu deklaroi kreu rajonal për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Dr. Hans Kluge tha në një konferencë për shtyp të enjten se ishte thellësisht shqetësuese panorama që po vjen nga qendrat e kujdesit afatgjatë.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Europa, më shumë se gjysma e atyre që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, ishin banorë të qendrave të kujdesit. Është një tragjedi e paimagjinueshme njerëzore”, tha ai.

Azilet e të moshuarve po kthehen në skena horror për shkak të numrit të lartë të vdekjeve.

Nga Italia, në Spanjë, Gjermani, Francë e Britani, shumë prej të vdekurve janë banorë të këtyre azile ku jetojnë të moshuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.