OBSH: Në Shqipëri 45% e 15-vjeçarëve meshkuj konsumojnë alkool

Edhe pse konsumi i alkoolit tek adoleshentët në Shqipëri ka pësuar ulje që nga viti 2014, 15-vjeçarët vijojnë ta konsumojnë.

Sipas një studimi të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 45% – pothuajse gjysma e djemve 15-vjeçarë rezultojnë se kanë konsumuar alkool, ndërsa përqindja për vajzat është 36.

Shqetësuese për OBSH-në dhe ISHP-në është tendenca rritëse e vajzave për të konsumuar alkool krahasuar me 4 apo 8 vite më parë.

Sipas OBSH, tendeca më e lartë e konsumit të alkoolit vihet re tek ata fëmijë që vijnë nga familje të pasura, megjithatë pothuajse gjysma e vendeve në raport nuk tregojnë dallime midis adoelshentëve që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, të mesme apo të larta.

Krahasuar me rajonin Shqipëria ka shifra më pozitive pasi në listën e 44 vendeve, vendi ynë ndodhet e 39 për konsumin e alkoolit tek 15-vjeçarët, ndërsa Greqia ndodhet e 3, e ndjekur nga italia në vendin e 9, Serbia në vendin e 17, dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 35.

Publikuar nga Publik Media