E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili dalin ‘të zhgënjyer’ nga tryeza për Zgjedhoren: PS nuk heq dorë nga 30 qershori!
Publik News

Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili dalin ‘të zhgënjyer’ nga tryeza për Zgjedhoren: PS nuk heq dorë nga 30 qershori!

Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI kanë dalë “të zhgënjyer” nga tryeza për Reformën Zgjedhore, e cila ka përfunduar pak më parë, pas 4 orësh diskutime.

Bylykbashi ka thënë për mediat se PS nuk heq dorë nga 30 qershori dhe do që vetë t’i mbushë kutitë e votimit, vetë t’i numërojë dhe vetë të shpallë rezultatet. Sipas Bylykbashit, PS ka refuzuar të gjitha propozimet e opozitës.

“PS sot pavarësisht insistimeve, pavarësisht se e ka të qartë se kjo është çështje themelore, nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë i mbush kutitë, vetë i numëron dhe vet i shpall rezultatet. Strategjia e saj është vjedhja e votave në tavolinë. Kjo është një vijë e kuqe që PD nuk elejon.

Pa u përmbushur kërkesa për identifikimin biometrik të zgjedhsve të gjitha kërkesat e tjera janë jo thelbësore. PS qartazi do të krijojë një alibi, ti drejtohet parlamentit dhe ti vendosë rregullat vetëm. Pra deri më sot çdo kërkesë e opozitës është refuzuar nga PS”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka thënë se PS jo vetëm që nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës, por do të ulë standartet e zgjedhjeve nën ato standarde që kanë qenë më parë.

“Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër poshtë standaretve që tashmë ekzistojnë. Se i bie të cënojmë dhe ato standarte që ekzistojnë. Ka qenë PS që i ka kërkuar këto standarte kur ishte në opozitë. Kurse sot do të minojë Reformën Zgjedhore dhe të rrëmbejë votat.

Tre çështje të mëdha në 15 kushte e BE, janë reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit zgjedhor. PS ka vetëm një rrugë, të mos pengojë atë që është propozimi i opozitës. Ky propozim nuk i jep asnjë privilegj opozitës por i heq mundësinë PS të varrrosë votën e lirë në Shqipëri”, tha Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.