Ofendoi kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale, ndalohet i riu
Një i ri është shoqëruar në komisariat pas ofendimit që i ka bërë kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.
I riu është identifikuar si Rigels Topi, 30 vjeç, dhe ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Atij i është sekuestruar edhe telefoni, dhe pretendon se ngjarja lidhet me komentet në faqen e kryeministrit Edi Rama.
Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.
Ndërkohë sipas të njejtave burime Rigels Topi nuk ka qënë pjesmarrës në asnjë prej protestave te opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



