E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ofensiva ruse, Putin: U detyrova të pushtoja Ukrainën…
Bota

Ofensiva ruse, Putin: U detyrova të pushtoja Ukrainën…

Presidenti rus Vladimir Putin nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, komentoi luftën në Ukarinë, ku u shpreh se ishte ‘i detyruar’ të niste pushtimin.

Pavarësisht aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes së forcave separatiste pro-ruse në Donetsk, Putin e cilësoi sulmin e tij ndaj Ukrainës si të jashtëzakonshëm.

“Lufta në Ukrainë filloi nga regjimi ukrainas me mbështetjen e sponsorëve të tyre perëndimorë në vitin 2014. Unë u detyrova të përdor forcat e armatosura në përgjigje të kërkesës së Donjeckut për të ndaluar këtë operacion të armatosur.”
Mëtej Putin tha se vendet perëndimore po vazhdojnë me “përpjekjet e tyre maksimale për të siguruar që Rusia të ketë një humbje taktike në fushë”.

Ai shton se Ukraina nuk ka parë ndonjë sukses në fushën e betejës dhe ai nuk ka “nuk ka dyshim” se më shumë pajisje ushtarake perëndimore do të shkatërrohen në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.