E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oficeri i “Fast” shantazhon qytetarin, kolegët e prangosin (EMRI)
Lajme

Oficeri i “Fast” shantazhon qytetarin, kolegët e prangosin (EMRI)

ELBASAN – Një oficer policie i identifikuar si Sokol Fana është vënë në pranga nga kolegët e tij mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan. Mësohet se Fana i bënte shantazh një qytetari që “kishte probleme me drejtësinë italiane”, që t’i jepte oficerit 7 mijë euro që ky të mos e arrestonte.

Qytetari K.H nuk iu dorëzua shantazhit, por verifikoi nëse ishte e vërtetë ajo me të cilën e kërcënonte oficeri dhe doli se nuk ishte i kërkuar nga drejtësia e asnjë shteti.

Si rrjedhim, njoftoi Policinë e cila me një operacion blic i vuri prangat kolegut të saj.

Sokol Fana e kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij “Fast” për llogari të drejtësisë italiane, duhet t’i paguante Fanës, 7 mijë euro.

Arrestimi i oficerit është kryer në orët e para të kësaj të premteje, pasi shtetasi K.H kishte verifikuar se nuk ishte aspak në kërkim, ndaj ka njoftuar Policinë e cila e ka arrestuar në flagrancë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.