OFL sot në 3 qytete Tiranë, Tepelenë dhe Gjirokastër
Bëhet fjale per shtetasit Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi dhe Gentian Çani.
Sipas policise këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
5 personat dhe per cfare jane denuar
Bledar Hasani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;
Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



