E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacion antimafia në Itali për bastet online, aktiviteti shtrihej edhe në Shqipëri
Bota

Operacion antimafia në Itali për bastet online, aktiviteti shtrihej edhe në Shqipëri

Policia italiane ka nisur ditën e sotme një operacion antimafia për sa i përket basteve online. Sipas mediave të shtetit fqinj janë arrestuar 68 persona dhe janë kryer shumë sekuestro.

Përfitimi në total shkon në 1 miliard euro, por mendohet se janë qarkulluar deri në 4.5 miliardë euro, para që vinin nga përfitimet nga bastet online.

Informacionet e para tregojnë se mafia italiane kontrollonte tregun e basteve duke pastuar para nëpërmjet llogarive të hapura në kompani të ndryshme online dhe duke shmangur taksat.

 

Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu, apo dhe Shqipëria.

Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.