E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacion i madh policor në Lushnje, prangosen 5 persona për trafik droge
Lajme

Operacion i madh policor në Lushnje, prangosen 5 persona për trafik droge

Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Lushnje.

Mësohet nga njoftimi zyrtar se operacioni në vijim e sipër dhe se derim ë tani janë goditur dy raste të trafikut të drogës.

Deri më tani ende nuk dihen identitetet e personave të arrestuar, pritet që të zbardhen detaje në lidhje me operacionin në fjalë.

Njoftim i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Karbunara”, vihen në pranga 5 shtetas.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike kokainë, me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karbunara”.

Gjatë këtij operacioni, në lagjen “Karbunarë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. M. dhe pasagjerë shtetasit B. K., J. S. dhe M. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasve K. M. dhe B. K. iu janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. M., 21 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasit J. S., 29 vjeç dhe M. M., 17 vjeç, të dy banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi F. S. (K)., 45 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja lehtë me dashje” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.