Operacion i madh policor në Pogradec: 6 të arrestuar dhe sekuestrime të shumta
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec, janë arrestuar Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u realizua në bazë të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, i cili autorizoi kontrolle në banesa, automjete dhe ambiente të dyshuara në të gjithë qytetin e Pogradecit.
Të arrestuarit dhe veprat penale të dyshuara:
1.F.B., 35 vjeç, Vërdovë Pogradec
•Akuza: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,” “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave.”
•Sekuestrime:
•Para: 6,015,900 lekë, 22,520 euro, 3,200 dinarë maqedonas dhe 2,675 dollarë.
•Naftë kontrabandë dhe një automjet tip Land Rover (2018).
2.A.H., 34 vjeç, Pogradec
•Akuza: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,” “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale.”
•Sekuestrime:
•Armë: 2 armë gjahu, një pistoletë pa leje, sasi municioni, 2 thika flutur.
•Para: 5,043,560 lekë, 31,810 euro, 22,915 dollarë, 685,700 dinarë maqedonas, dhe valuta të tjera.
3.E.Ç., 41 vjeç, Pogradec
•Akuza: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese.”
•Sekuestrime: 3 thika, përfshirë një thikë stilolaps, dhe fishekë model 56.
4.D.Xh., 33 vjeç, Pogradec
•Akuza: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”
•Sekuestrime: Sasi e vogël kokaine.
5.A.B., 47 vjeç, Pogradec
•Akuza: “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.”
•Sekuestrime: Një shufër hekuri me dorezë gome.
6.E.Xh., 33 vjeç, Pogradec
•Akuza: “Organizimi i lotarive të palejuara.”
•Sekuestrime: Dy celularë me llogari për vendosje bastesh dhe 200,000 lekë të dyshuara si përfitim nga aktiviteti i paligjshëm.
Operacioni u konsiderua i suksesshëm nga autoritetet, duke theksuar se kontrollet e befasishme dhe masive ndihmuan në goditjen e aktiviteteve kriminale në qytetin e Pogradecit. Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e të dyshuarve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



