E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacionet në Ministri dhe disa Komuna në Kosovë, Kryeprokurori jep detaje: Arrestuam 12 zyrtarë, shpërdoronin fondet dhe merrnin rryshfet
Publik News

Operacionet në Ministri dhe disa Komuna në Kosovë, Kryeprokurori jep detaje: Arrestuam 12 zyrtarë, shpërdoronin fondet dhe merrnin rryshfet

Kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi, gjatë një konference për media ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të Policisë në disa zona të vendit, ku u arrestuan zyrtarë në Ministri dhe në Komuna.

Sipas Lumez, janë arrestuar 12 zyrtarë shtetërorë dhe dy qytetarë të Kosovës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

Po ashtu gjatë aksionit janë konfiskuar edhe një shuma të mëdha parash, vetura, loptop, kompjuterë dhe telefona. Kryeprokurori i Kosovës ka thënë se ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme.

“Nga muaji janar ka filluar grumbullim i informacioneve, të cilat kanë rezultuar që duhet të zbatohen masat, kemi ardhur në përfundim se duhet të zbatohet urdhri për bastisje të disa lokacione. Pas marrjes së urdhrit sot kemi bërë bastisjen e këtyre, ku edhe e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje.

Kemi sekuestruar një shumë të madhe të të hollave, vetura, loptop, kompjuterë, telefona që do të na shpërbejnë për hetime ngritjen e një aktakuze. Janë arrestuar 12 persona dhe janë persona zyrtar, si dhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës. Ata dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në bazë të provave do të zhvillohen hetimet për të pasur një aktakuzë të suksesshëm”, u shpreh Aleksandër Lumezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.