Operacioni i befasishëm mbrëmë në Peqin, arrestohet Talo Çela
Gjatë aksionit të RENEA-s që është zhvilluar mbrëmë në qytetin e Peqinit, raportohet se është arrestuar Talo Çela, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri.
Mësohet se gjatë operacionit ka pasur të shtëna me armë dhe në fund është neutralizuar i kërkuari Talo Çela.
Çela, 49-vjeç, me origjinë nga Elbasani, është shpallur në kërkim në vitin 2019 si i dyshuar në pjesëmarrjen e grabitjes famëkeqe të 6.2 milion eurove në Aeroportin e Rinasit.
Por Çela është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj, në 27 prillin e këtij viti në Durrës. Dyshohet se Çela kishte konflikt me dy vëllezërit pasi u kishte lënë atyre një shumë parash për t’i ruajtur, por që nuk ia kthyen më.
Kujtojmë se më herët, për arrestimin e Talo Çelës kanë dështuar tre operacione.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



