Operacioni i madh,102 persona të arrestuar
Pas operacionit ku u përfshinë 30 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria, u morën masa administrative ndaj 819 subjekteve dhe individëve, duke sekuestruar 800 mijë euro asete dhe 22 sekuestrime të mbetjeve.
Njoftimi i Plotë
Dy Operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese.
1- Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus. Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.
Tridhjetë vende morën pjesë në operacionin Retrovirus, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).
Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:
- 278.291 inspektime të kryera.
- 102 arrestime.
- Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.
- 800.000 € në asete të sekuestruara.
- 22 sekuestrime të mbetjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



