Operacioni “Qymezi i pulave” prangos narkotrafikantët e “Lalës” së Elbasanit
Financierët italianë e filluan dhe po e mbyllin vitin duke i dhënë goditje të fortë mafies së Elbasanit. Në shkurt 2017 sekuestruan një ngarkesë me 80 kuintalë kanabis (bashkëpunim kriminal shqiptaro-maqedonas), ndërsa në 11 dhjetor 2017 në një maksi goditje të dhënë në aksin Piza-Venecia arrestuan 9 narkos shqiptarë, ndërsa 2 të tjerë dhe një italian morën masa sigurie më të lehta.
Operacioni “Chicken House” – “Qymezi i Pulave”
Finacierët në kuadrin e Operacionit “Qymezi i Pulave” arrestuan brenda një nate 9 elbasanllinj me lidhje farefisnore ndërmjet tyre. Të arrestuarit importonin në Itali nga Turqia nëprmjet Maqedonisë dhe Portit të Durrësit heroinë në sasi prej disa kuintalësh në vit. Kapoja i bandës 40 vjecar strehohej në qytezën e San Dona-s në veri të Italisë. Shtëpia e tij ruhej nga banditë të armatosur me Kallashnikovë tip “sub Kompakt”. Kjo bandë e fuste heroinën në Itali me automjete të modifikuara me vende sekrete dhe me korrierë, që nuk ngjallnin dyshime. Dy vitet e fundit kjo organizatë ka futur në Itali nga 7-9 kuintalë heroinë të pastër, por italianët gjithsesi kanë arritur të kapin 80 Kg. heroinë dhe të arrestojnë një dyzinë me korrierë.
Finacierët italianë në takimet e organizuar me antidrogën maqedonase në Ohër kanë pasur rezultate impresionuese përsa i përket goditjes së bandës dhe kapjes së heroinës së trafikaur prej saj. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur në takimet komplet të pafrytshme me antidrogën shqiptare. Personeli i antidrogës shqiptare ishte tej mase i frikësuar nga një personazh enigmatik me pseudonimin “Zio” – “Lala”, që ishte referenti i bandës përsa i përket autoriteteve shtetërore shqiptare në nivele mjaft të larta. Një pjesë e heroinës , që i përkiste direkt familjarëve të këtij “Referentit” markohej nga narkotrafikantët me shkronjën “Q” për të mos u ngatërruar me emrat e pronarëve të tjerë të heroinës.
Besohet që gjatë konferencës së shtypit, që do mbahet në datë 13 dhjetor 2017 të bëhen publike emrat dhe fotot e elbasanllinjve të arrestuar. Emri real i referentit të bandës të njohur me pseudonimin “Lala” – “Zio” po mbahet sekret si për arsye hetimore edhe për shkak të mos shkaktimit të problemeve në marëdhëniet ndërshtetërore Itali-Shqipëri (vizita e ministrit “guardi sigilli” italian në Tiranë këtë ukiend!!!)./citynews
Linqe:
http://www.veneziatoday.it/cronaca/spaccio-eroina-raffica-arresti-venezia-pisa.html
http://corrieredelveneto.corriere.it/venezia-mestre/cronaca/17_dicembre_12/fermato-traffico-eroina-base-era-casolare-a-san-dona-9065b3b6-df31-11e7-9e28-4a828d3c9376.shtml
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



