E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita akuza ish-ministrit:Lokalet e Lefter Kokës organizojnë festa me qindra pjesëmarrës, policia nuk guxon të afrohet
Publik News

Opozita akuza ish-ministrit:Lokalet e Lefter Kokës organizojnë festa me qindra pjesëmarrës, policia nuk guxon të afrohet

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka iku nga LSI dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ndërkohë që ndaj tij kanë filluar akuzat nga opozita dhe mediet dhe rrjetet sociale.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku një numër i madh të rinjsh janë mbledhur në lokalin e Kokës në Durrës, duke mos respektuar rregullat e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Genc Sejko shkruan:

Gëzuar festat!
Lefteri që duhet të ishte në burg për inceneratorët, organizon festa për 300 veta në kohë pandemie. Lajmi i mirë është se do jetë në listat e PS.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se policia ka frikë të afrohet në lokalet e Lefter Kokës, ndërsa shton se gjobat vendosen vetëm për popullin e thjeshtë dhe jo për mbështetësit e qeverisë.

“Per lokalet e Terr Kokes ligji nuk ekziston!

Mijra qytetare gjobiten kur gjenden ne rruge pa maska. Kurse ne lokalet e Territ te Durresit narkopolicia nuk guxon te afrohet!
Denoj me ashpersine me te madhe standartin e dyfishte te Edvin Hajdutit.
Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr fotot dhe organizimi jane bere sot ke pista Lefterit .. duket qarte distancimi social se gjobat jane per popullin jo per mbeshtetesit e qeverise”, shkruan Berisha.

Këto janë fotot që po qarkullojnë në rrjet, të cilat janë shpërndarë edhe nga mediat pranë opozitës:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.