E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita cakton  Petro Gjikuria kandidat për kryebashkiak të Himarës
Lajme

Opozita cakton Petro Gjikuria kandidat për kryebashkiak të Himarës

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 4 gusht, Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës për Kryebashkiak të Himarës.

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Petro Gjikuria do të garojë përballë Vangjel Tavos, kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste.

Zgjedhjet bashkiake do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.

Përsëritja e zgjedhjet në Bashkinë e Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri, në një vendim politik u dënua me me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Beleri nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk u lejua të betohet para Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte në gjykim në GJKKO.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.