Opozita duhet të jetë frymë dhe shpresë , jo qese domatesh
Rreth 5 milionë dollarë, aq sa SHBA dhuroi për rindërtimin në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, do të bëhen rrush e kumbulla nga Illyrian Guard kompania shteterore ne ministrine e Lleshajt.
Paradoksi është se ne kerkojmë donacione dhe kredi ndersa ne qeverinë tonë, vidhet në dritë të diellit dhe nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kush i ka vënë kamerat? Tenderi i shpallur në 12 dhjetor, zhvillohet në 24 shkurt, atëherë si janë vendosur kamerat? Ja kete duhet te mesojne njerzit dhe nderkombetaret .
Del në mengjes nga shtëpia dhe kudo sot dëgjon shprehje optimiste nëpër rrugët e kafenetë e Tiranës.
I morëm një meleard o Bana! E dhanë lajmet! Po dhe 400 milionë euro nuk janë pak.
I zoti ky Rama. Heroi i Shqipërisë e quan Mero Baze. E po sa miliard ishin? E kaloi ni milard or lum miku, degjoja të eksitur rojen që po gjerbte kafen e mëngjesit. Pra plasi peshku….
A e pe ene Rama u tromaks , e humbi fare mi korbë? Po hë mi hë, se horxh u dhanë! Mos u bej budallaqe o Neta se ekonominstet po thonë se janë mbi 800 milionë eruro kredi.
Ne do do ti paguajmë. Nuk na jepnin më borxhe. Ra ky termet e na dhanë kredi. Ndersa i hedh një sy mediave të Rames sigurohesh se mbremë ka ndoshur mrekullia mbi moçalishten tonë. Dielli prapë do të nanurisë nga zoti vendin e shqipeve dhe eurot nga tani e tutje i kemi nga ndihmat qe i dhanë Ramës.
300milionë€ dëmi!
Na falin 270 për dëmin por marrim +880 si kredi!
Interesat e saj shkojnë +300 të tjera! Pra sa dëmi!,- shkruan avokati Goxhaj.
Faturës 885 milion euro të kredisë, të cilen do ta paguajmë ne, shtojini edhe faturën e udhëtimit të administratës në Bruksel, hoteleve, dietave dhe mbi të gjitha propagandës, për shitjen e shtimit të borxhit si një arritje të jashtëzakonshme…
Janë keto udhëtime, hotele e lukse të qeverisë Rama që na kanë kushtuar plot 1,1 miliard euro në 7 vjet të kësaj qeverie, aq sa gjithë borxhi i marre, bashkë me interesa.
Ndaj Opozita duhet të tregojë sa mē shpejt me artikulim të saktë nese ka një program ekonomik edhe në varësi të 885 milion eurove kredi. Ekonomistet duhet të sqarojnë eksaltimin e shqiptarve që nuk kuptojnë nga borxhet e mëdha . Si dhe a mund të ringrihet ekonomia?
Nuk mund të vendosë fatet tona dhe të na gjunjëzojë ekonomikisht për dhejtëra vite Rama dhe kjo shumicë që na kanë kushtuar plot 1,1 miliard euro në 7 vjet të kësaj qeverie, aq sa gjithë borxhi i marrë, bashkë me interesa.
Nuk ka kohë më për tualet, drita dhe grafikë videosh per rrjetet sociale nga Basha dhe opozita. Në këtë fushë nuk e konkurojnë dot Ramën sidomos pas borxhit të frikshëm që mori dje. Duke i treguar shqiptareve të vertetat e hidhura ekonomike në sy.
Duke kërkuar ndihmë dhe perkrahje nga shoqëria e vertetë, që nuk është e veshtirë per tu identifikuar. Edhe në rrjetet sociale po te doni. Opozita duhet të bindë socialistet që të mos votojnë më Ramën duke i bindur se çfarë do të bëjë per të shpetuar ekonominë e familjeve të tyre dhe shtetin ligjor apo reformën e asgjëkundit në drejtësi. Opozita duhet të bindë shqiptaret që kanë humbur, shpresen dhe ëndërrat dhe se mund të bëhet ky vend. Apo do jetë dhe Opozita nesër :Merr ça të marrësh në këtë vend e ik! Çfare do te behet me vendimet kolegjiale të Keshillit të Ministrave, PPP me ratifikime patlamenti si ky që kemi sot? Çfarë plani ka opozita nesër?
Këtu kanë mbetur pensionistët, administrata e shtetit, femijet e shkollave që nuk ka kush ti marrë jashtë. Ata qe nuk munden të ikin. Të riatdhesuarit dhe të huajt që vegjetojnë tek ne. Kanë mbetur, analistet kockelepires neper studiot televizive që shkelqejnë nga luksi i lekëve të pista korruptive dhe oligarkëve. Ka mbetur Arditi me telebingon dhe tenderaxhinjtë që kullandrisen nga therrimet që lene shefat lart. Kanë mbetur bankat që marrin komisione dhe kembejnë lekë per qeverinë. Ndaj sa e veshtirë duket situata kur e shohim shefin e opozitës duke bërë pazar me një qese domate, që me siguri mund të jenë të importuara edhe nga Hollanda . Na duhet frymë optimizmi e vertetë bio mes banoreve të kësaj toke që duan të vijonë të jetojnë në këto troje . Na duhet shpresa sa nuk do shpopullohet ky vend . E per ta bërë këtë ndoshta opozita duket e vonuar dhe nuk e ka luksin që të humbasë qoftë dhe një socialist të thjeshtë që mendon vetëm një gjë :Si të largohet nga ky vend sa më shpejt që të jetë mundur…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



