E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita mban qëndrim, braktis mbledhjen e sotme për Reformën Zgjedhore
Publik News

Opozita mban qëndrim, braktis mbledhjen e sotme për Reformën Zgjedhore

Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e rradhës për Reformën Zgjedhore, mes palëve politike.

Bëhet me dije se tryeza e ditës së sotme është braktisur nga opozita jashtëparlamentare. Sakaq mësohet se nuk ka një vendim për braktisjen definitive të Reformës nga opozita, por ajo që dihet është se PD dhe LSI kanë vendosur që sot të mos jenë të pranishme në takim.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestës së një dite më parë, ka qenë vetë kreu i PD Lulzim Basha i cili tha se opozita ka vendosur të bojkotojë takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore. “Jo nuk do të ketë”, tha Basha pas mbledhjes së mbrëmshme në selinë blu, ku u pyet a do të ketë reformë zgjedhore sot.

Ky qëndrim i opozitës vjen një ditë pas protestës së dhunshme që u zhvillua dje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.