E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita ndihet e përjashtuar nga reforma në drejtësi
Lajme

Opozita ndihet e përjashtuar nga reforma në drejtësi

Ambasadori italian në Shqipëri Cutillo deklaroi nga emisioni “Real Story” në Vizion Plus se opozita ndihet e përjashtuar dhe e penalizuarf nga ecuria e reformave në Shqipëri, duke nënkuptuar këtu reformën në drejtësi.

Cutillo shtoi se se është shumë e rëndësishme që palët të bashkohen në mënyrë që këto reforma të mëdha që I shërbëjnë edhe integrimit të ecin përpara.

Ambasadori italian beson se pjesa më e vështirë e krizës institucionale dhe politike ne vend ka kaluar dhe kjo ndoshta është mundësi e mirë për të rinisur dialogu.

Cutillo: Mendoj se rrënja e vërtete e kësaj krize është rrugetimi I reformave angazhuese me të cilat Shqipëria duhet të përballet, reforma që lidhen edhe me integrimin e vendit.3 vite me parë u gjet konsensus për reformat. Ai ka qënë moment vendimtar, për fat të keq nuk zgjati shumë. Keto 3 vitet e fundit kemi parë që opinionet janë ndarë. Disa anë politike kanë ndjesi sikur janë të përjashtuar dhe ndoshta të penalizuar nga ecurite e reformave ( ajo në drejtësi). Ky është një problem që për mendimin tim me kalimin e kohës e ka cuar edhe me tutje acarimin e situatës dhe ka ndikuar në këtë krizë që është e institucioneve dhe e politikes në shqipëri. Është thelbësore që të kthehemi tek bashkimi për të vazhduar me reformat. Si të gjitha krizat mund të shihet edhe ne aspektin pozitiv, mund të shpresojmë që tani që kaloi periudha më e vështirë, të hapet një sezon i ri dialogu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.