E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita në kolaps: Pse nuk po gjendet asnjë ‘trim’ për kryebashkiak
Lajme

Opozita në kolaps: Pse nuk po gjendet asnjë ‘trim’ për kryebashkiak

Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të forta lidhur me ngërçin e opozitës për të gjetur një kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, Fuga kritikon hapur hezitimin e figurave politike për të marrë përsipër garën, duke e konsideruar situatën “për turp të Zotit”.

Sipas tij, mungesa e vullnetit, frika nga humbja dhe individualizmi i theksuar po e kthejnë procesin në një farsë politike.

“Është e qartë se përse opozita nuk gjen dot një kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!

Tenorët kryesorë të saj nuk kanë këllqe të mbledhin elektoratin demokratikas dhe përtej tij, qytetarin e Tiranës, ndaj i bëjnë bisht.

Duket se në vend që ai që caktohet kandidat të konsiderojë se po e vlerësojnë; kam informacion që te disa qarkullon frika se po të thonë kandido duket se dikush ta do të keqen, të të heqë qafe!

Më kryesorja është se ai që do të kandidojë, më thonë, ka ndrojtje se të tjerët nuk do ndihmojnë sinqerisht, ca nga mosbesimi që kanë, ca se përtojnë, ca se ohuu, secili për vete në këtë botë.

Por, ka edhe më kryesore: Po të shkosh ndonjërit ose ndonjërës që mund të ishte kandidat ose kandidate dhe t’i thuash hidhu, poqese është tashmë deputet ose deputete është njësoj sikur ta vrasësh, ta kafshosh, t’i shkulësh flokët. Unë tani u futa deputete ose deputet, ngroh karrigen, xhepin, zemrën, egon, ti më thua të heq dorë nga të gjitha këto dhe të shkoj në një betejë të humbur.

Ka ca që nuk e kanë idenë as të pushtetit lokal, as të demokracisë lokale, as të urbanizmit, ç’a të thonë në fushatë: Apo do hapim tarraca në Dajt?

Etj. etj. Nëse nuk më besoni, nëse gjejnë një deputet dhe e vendosin kandidat për kryetar bashkie, unë heq dorë nga këto!

Por nga që askush nuk pranon, për turp të Zotit, shpikin teori se jo nga shoqëria civile, jo nga shoqëria ushtarake.

Në fund do të gjejnë dikë që quan fitore vetëm se iu zu emri në gojë, u riciklua, ose meqë hap i parë edhe dështimi nuk dhemb, mund ta përdorë në CV si arritje në karrierë!

Çfarë trishtimi!”- shkruan Artan Fuga

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.