E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita në protestë, Sali Berisha zbulon datën
Lajme

Opozita në protestë, Sali Berisha zbulon datën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen e një vale të re protestash që do të startojnë të hënën e 17 nëntorit.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë protestat do të zhvillohen paralelisht me seancat e Kuvendit, me pjesëmarrjen e deputetëve demokratë dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se pas kësaj do të organizohet edhe një protestë kombëtare.

“E hëna do të shënojë fillimin e një etape të re, parlamentin përpara Kryeministrisë së qyqarëve dhe parlamentarëve.

PD po nis një proces të ri, një analizë të plotë të situatës në vend, sepse përballë narko-shtetit të Ramës ka vetëm një rrugë: protestën, dhe vetëm protestën,” deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.