E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita sot protesta e radhës kundër Veliajt
Lajme

Opozita sot protesta e radhës kundër Veliajt

Opozita nuk tërhiqet në betejën e saj dhe protestat para Bashkisë së Tiranës vijojnë. Sot do të zhvillohet e radhës, në orën 11:00 kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja “5D”, ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh. Qytetarët kërkojnë me ngulm që Veliaj të vihet para drejtësisë, si kreu i korrupsionit dhe vjedhjeve në krye të institucionit që drejton

Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa janë thelluar hetimet për dosjet e nxehta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.