E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Orë të zeza po afrohen për zonjën Balluku!
Lajme

Orë të zeza po afrohen për zonjën Balluku!

Një protestë masive, e nisur bukur, e vazhduar me kulturë dhe artikulim, u mbyll me qitje fishekzjarresh dhe shishe lëndësh djegëse. Asgjë s’u dogj, askush s’u përlesh, por në çast shpërtheu gazi lotsjellës dhe uji me presion.

Kaq u desh që vëmendja të kalonte nga “protestë” në “e dhunshme”. Në skenar, krejt pa dashjen e tyre, u përfshinë edhe gazetarët. Me sytë e kuq e me lot, me zë të mpakur nga sekrecionet, ata e bënë shumë më dramatike situatën e “dhunës”. Pastaj spitali me “të plagosur”, komisariatet me të ndaluar, sirenat dhe makinat e pafundme të policisë dhe ambulancave nëpër rrugë….

– Po ç’lidhje ka zonja Balluku? – do të më pyesësh

– A të kujtohen 44 protestat e opozitës para bashkisë? – të përgjigjem unë. – PD nuk protestonte para kryeministrisë për korrupsionin. Nuk protestonte kundër Ramës. Protestonte kundër Veliajt dhe Veliaj shkoi në burg.
Sot po shoh të njejtin skenar. Faqe botës Rama po e mbron Ballukun njëlloj si të qe i biri i vogël ( për të cilin ka thënë se është i vetmi njeri që ai mbron ). Natyrisht që mbrojtjen e 2- shit të qeverisë e bën nga sikleti se ajo e merr me vete nëse ky e lëshon. Por ka një formulë tashmë të provuar: protesta e opozitës.

Këtë rradhë s’ka kohë për 44 copë. Këtë rradhë duhet tension dhe rrezik destabilizimi, me qëllim që “forcat madhore ” ta detyrojnë pushtetin ta lëshojë Ballukun. Edhe opozita qar ka. Konfirmin pushtetin dhe rikonsolidon besimin.

Ruaju Belinda! Ditë të zeza po përgatisin kundër teje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.