E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Barbekju me teserat e Ramës”
OP-ED

“Barbekju me teserat e Ramës”

Armir Shkurti

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Poliçan të Skraparit. Socialistët janë mbledhur në qendër të qytetit dhe kanë djegur teserat, ndërsa kryetari ka dhënë publikisht dorëheqjen.

BESA

Në rrethana të tjera do të kisha qeshur e tallur pa limit, duke u thënë “sa mirë e gjetët”. Por jo në këtë rast. Ai popull ka qenë dhe mbeti kockë e fortë e trashëgimisë së PPSH. Ngado fryu era politike, ata mbetën besnikë të komunistëve që u konvertuan në socialistë e më tej në rilindas.
Por të pabesit nuk i jepet besa! Armiku i shqiptarëve, Edi Rama, pikërisht të tijët i poshtëron më fort. Këtë “hashef” të tijin nuk e pati për gjë ta lerë në mëshirë të krimit dhe prapambetjes.

REVOLTA SOCIALISTE

Ashtu si qyqja pjell vezë në fole të huaj dhe e ngordh pjellën e tjetrit edhe Rama polli “rilindjen” në çerdhe të socialistëve, për të rritur një përbindësh të krimit të organizuar brenda një shtëpie politike. Sot qyqja – rilindje është zot shtëpie. Socialistët janë thjesht etiketa dhe fasada. Njeriu – fasadë që ua mori partinë sot po i vret në kuptimin e parë! U ka dëbuar fëmijët, u ka shitur atdheun, u ka vënë damkën e krimit.
Rebelimi i Poliçanit është ogur i mirë! Nën efektit të zgjimit popullor socialistët o do rimarrin partinë, o do dalin më vete ose pastaj do të ngordhin bashkë me armikun më të egër të shqiptarizmit në histori e këtyre trojeve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.