E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Organizonin lojëra të jashtëligjshme në lokal, Gjykata liron 11 të arrestuarit e “Poker2”
Lajme

Organizonin lojëra të jashtëligjshme në lokal, Gjykata liron 11 të arrestuarit e “Poker2”

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”, raportoi gazetari Igli Çelmeta për Balkanweb.

Dy ditë më parë, Policia arrestoi shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.