E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Orinda Huta: Kam 15 vite në gjyq për pronat, më kërcënojnë ‘dajat’
Showbiz

Orinda Huta: Kam 15 vite në gjyq për pronat, më kërcënojnë ‘dajat’

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që tronditi opinionin publik, këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta ka reaguar me një rrëfim personal në rrjetet sociale, duke denoncuar padrejtësitë që lidhen me çështjet e pronave.

Ajo tregon se është përfshirë në një proces gjyqësor që zgjat prej 15 vitesh dhe ende nuk ka kaluar në shkallë të parë. Bëhet fjalë për tokat e nënës së saj, për të cilat ajo thotë se do të vazhdojë të luftojë.

“Kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’, vetëm pse po kërkoj të drejtën e familjes sime”, shkruan Huta, ndërsa dënon edhe reagimet që justifikojnë krimin ndaj gjyqtarit: “Të duartrokasësh një akt të tillë është fundi.”

“Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është këmbanë alarmi jo vetëm për ngjërjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit e duartrokasin një veprim kafshëror. Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 viteve e nuk i jepet zgjidhje. Zoti e di sa do zgjasë se Akoma s’ka kaluar në shkallë të parë mes palëve, jemi Akoma me shtetin. Por janë tokat e mamasë sime dhe do i marr, njësoj siç i takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. E në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajtur ‘daja’ pse po kërkoja të drejtën e familjes sime. E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pa fund, por që të biesh dakort me krimin e ta vlerësosh….KY ËSHTË FUNDI!”, shkruan Orinda Huta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.