Oriola Pampuri: Dje ishte dita e fundit e Berishës në politikë
Deputetja demokrate, Oriola Pampuri, ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në selinë blu.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se dje ishte dita më e trishtë për çdo democrat, të cilët zhgënjimin e pësuan nga njeriu të cilit i besuan dhe votuan. Sipas saj, Berisha tregoi se nuk mendon aspak për PD, ndaj dje ishte dita e tij e fundit në politikë.
Ststusi i plotë:
Dje ishte dita me e trishtë për cdo demokrat e demokrate qe punuan, kontribuan dhe votuan për 30 vite Partinë Demokratike. Ditë në të cilën pësuam zhgënjimin më të madh nga njeriu tek i cili besuam dhe votuam, i cili dje tregoi se nuk mendon aspak për PD, për mundin e demokratëve, por për intersa të tij është gati të shkatërrojë PD, të vendosë demokratët në sulm ndaj njëri-tjetrit, dhe të bëjë të gjithë partinë non-grata.
Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithcka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



