E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacientët tek Onkologjiku po i vret shteti, lihen pa mjekim
Lajme

Pacientët tek Onkologjiku po i vret shteti, lihen pa mjekim

Kriminale! E tillë është situata në Spitalin Onkologjik, ku njerëzit që vuajnë nga kanceri dhe luftojnë me jetën lihen pa mjekime.

Këtë të mërkurë, me dhjetra të sëmurë torturohen korridoreve të Onkologjikut për të marrë mjekim, presin mes stresit dhe vapës e në drekë kujtohen ti lajmërojnë të ikin në shtëpi, pasi ilaçi Taxol nuk vjen.

Mes dhimbjeve dhe vuajtjeve, pacientët që kanë bërë orë të tëra rrugë për të ardhur deri në Tiranë ikin pa marrë mjekime. Askush nuk u jep përgjigje, por për justifikim u mbajnë shënim numrat e telefonit, për ti lajmëruar lur të vijë ilaçi.

Mos marrja e mjekimit, sipas protokollit mjekësor një herë në tre javë, është vrasje me dëshirë, vrasje me dashje nga shteti dhe kriminale.

Kryeministri bashkë me ministren e tij të Shëndetësisë, duhet të japin përgjigje dhe të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar. Për moral, Albana Koçiu që mban detyrën e ministres duhet minimalisht të japë dorëheqjen e më pas i takon drejtësisë të nis menjëherë hetimet për këtë krim njerëzor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.