E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacienti i intubuar luan me violinë dhe përlot stafin e spitalit
Publik News

Pacienti i intubuar luan me violinë dhe përlot stafin e spitalit

Një pacient i intubuar për shkak të infektimit me Covid-19 është filmuar duke luajtur në violinë nga shtrati i tij në spital ndërsa trajtohej në një pavijon të kujdesit intensiv.

Grover Wilhelmsen, një mësues në pension i muzikës dhe shitës violinash gjendet i shtruar prej muajsh në spitalin ‘McKay-Dee’ në Ogden, Utah.

Por pavarësisht kësaj ai nuk i humbet shpresat. Grover luan me plot pasion në violinën e tij ndërsa ishte ende i lidhur me aparatet e frymëmarrjes në shtrat.

Grover i komunikoi stafit dëshirën e tij për të luajtur me violinë në një copë letër, pasi ai nuk është në gjendje të fliste. Gruaja e tij Diana më pas solli një violinë e disa libra muzikorë në spital dhe ai luajti për disa orë gjatë dy ditëve.

‘Na solli lot në sy. Për të gjithë stafin është e pabesueshme për të parë një pacient duke bërë këtë ndërsa gjendet i intubuar,” tregojnë infermieret për mediat amerikane.

Aktualisht Grover është i pafuqishëm për të lëvizur dhe folur, gjithsesi shëndeti i tij po shkon drejt normalitetit dhe shumë shpejt pritet të lë spitalin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.