E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pacolli ‘shuplakë’ Ramës: Në Shqipëri komplot kundër emrit tim
Lajme

Pacolli ‘shuplakë’ Ramës: Në Shqipëri komplot kundër emrit tim

Vetëm pak minuta pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila urdhëroi ndërprerjen e çdo veprimi nga kompania “Mabco Constructions SA” në aeroportin e Vlorës, ka reaguar publikisht biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli ka theksuar se punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës po ecin sipas afateve kontraktuale, duke i cilësuar zhvillimet si të përkohshme dhe pa ndikim në ecurinë e projektit.

Ai gjithashtu ka zgjedhur të lavdërojë kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar vizionin e tij për transformimin infrastrukturor të vendit. “Vizioni estetik i kryeministrit Edi Rama po merr formë konkrete në aeroportin e Vlorës,” – shkruan Pacolli, duke shtuar se ky projekt do të jetë një model për rajonin.

Gjykata urdhëroi pezullimin e punimeve pas padisë së ngritur nga një tjetër kompani e interesuar për ndërtimin, me pretendimin për shkelje në procesin e përzgjedhjes dhe zbatimit të kontratës.

Megjithatë, Pacolli nuk komentoi drejtpërdrejt mbi vendimin gjyqësor apo çështjen ligjore, por u fokusua në progresin teknik të aeroportit dhe përfitimet që ai sjell për Shqipërinë.

Postimi i Behgjet Pacollit:

ÇFARË ËSHTË KY KOMPLOT I KOORDINUAR NË SHQIPËRI KUNDËR EMRIT TIM,

Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!

Çfarë janë këto ofendime?Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,

nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.

 

"Komplot i koordinuar në Shqipëri kundër EMRIT tim"/

Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia.

Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,

por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.

Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.

Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.

Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.

Dua të  lë në Vlorë një trashigemi

duke e ditur mirë që ky

investim me vështirësi do të rikthehet.

Por një gjë është e sigurt:

Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!

Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.

Në një koment poshtë statusit të tij, Pacolli, thekson se ditët e fundit në media po qarkullojnë shkrime të sponsorizuara, thashetheme e teori konspirative nga persona që baca Behgjet thotë se u ka ndërprerë “tagjinë” për shkak të abuzimeve.

“Ditët e fundit po qarkullojnë artikuj të sponsorizuar, thashetheme e teori konspirative nga individë të cilëve u kam ndërprerë “taxhine” për shkak të abuzimeve evidente që kanë kryer.

"Komplot i koordinuar në Shqipëri kundër EMRIT tim"/

Besoj fort se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme dhe ligjore, duke bërë detyrën e saj ashtu siç duhet”, shton Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pas lajmeve për një vendim të Gjykatës së Tiranës, që vendosi të bllokojë çdo veprim të mundshëm të tij ndaj koncensionarit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas vendimit, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

"Komplot i koordinuar në Shqipëri kundër EMRIT tim"/

Gjithashtu në bazë të vendimit pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.