E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Padia, Gent Progni: Në SPAK më pritën me arrogancë…
Lajme

Padia, Gent Progni: Në SPAK më pritën me arrogancë…

Progni tregoi në një prononcim per median  se punonjësi i SPAK, me detyrë protokollar e ka pritur me një gjuhë shumë të vrazhdët, ku sipas tij a thua se kishte shkuar te AKSHI për të denoncuar AKSHI-n.

Progni shprehu dhe zgjënjimin e tij me SPAK, pasi priste një kulturë dhe komunikim tjetër pasi është dhe investim i aleatit tonë Amerikës.

Progni: Në momentin që hyra në zyrat e SPAK, u ndjeva pak keq sepse kisha një arrogancë shumë të madhe nga personi që ishte aty protokollar apo ‘security’, që kishte një komunikim shumë të vrazhdë, thuajse sikur kisha shkuar te AKSHI për të denoncuar AKSHI-n. Edhe sa po hapa derën, më tha: ‘po, çfarë do?’, thashë ‘përshëndetje, si kaloni?’. Më tha ‘po, për çfarë keni ardhë?’. Thashë kam ardhur të bëj një kallëzim, ‘epo nuk bëhen këtu kallëzimet’, tha. Po mirë, i thashë, jam konsultuar me juristë, ‘kush Luiz’, tha, jo, jo, i thashë, është tjetër emision ai.

Realisht ta them fjalë për fjalë çfarë ndodhi. Edhe më pas tha ‘shiko se nuk është shaka këtu’ dhe unë i thashë: dëgjo se nuk kam ardhur të kallëzoj ty që je kaq i shqetësuar, kështu që më thuaj si janë procedurat dhe unë do i ndjek të gjitha procedurat, besoj se ti për këtë punë je, i thashë, të më ndihmosh mua se si janë procedurat. ‘Prit, më tha, se do pyes unë’, tha dhe më mori kartën ID, bëri disa regjistrime, shkoi, pyeti dhe më thirri për të më thënë se ‘çfarë ke dokumenta, duhet t’i çosh me postë’ dhe ky ishte realisht, më la një shije të keqe se prisja një kulturë tjetër dhe komunikim tjetër në SPAK, meqë është dhe një investim i aleatit tonë Amerikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.