E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paditi “Diellën”, aktorja: Kush s’do kryeministrin, më urren edhe mua!
Lajme

Paditi “Diellën”, aktorja: Kush s’do kryeministrin, më urren edhe mua!

Më 11 shtator 2025, asistentja virtuale e platformës shtetërore e-Albania, e njohur si Diella, u prezantua në një rol të ri simbolik si “ministrja e parë” e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale. Vendimi për këtë transformim solli reagime të menjëhershme, sidomos nga aktorja Anila Bisha, imazhi i së cilës është përdorur për avatarin e platformës.

Sipas artistes, përdorimi i figurës së saj në këtë funksion të ri është bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e saj paraprak. Për këtë arsye, ajo i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku ka depozituar një kërkesë proceduriale për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

Në një reagim të parë publik, aktorja ka theksuar se e konsideron situatën si një cenim serioz të identitetit dhe reputacionit të saj profesional. Ajo shprehet se imazhi i saj është përdorur në mënyrë të ndryshme nga ajo për të cilën kishte dhënë më herët pëlqimin, duke e vendosur në një pozicion të padëshiruar përballë publikut.

Artistja nënvizon se rasti nuk lidhet vetëm me të, por mund të shërbejë si precedent për çdo individ, qofshin ata figura publike apo qytetarë të zakonshëm, të cilëve mund t’u përdoren të dhënat personale pa autorizim. Sipas saj, kjo situatë krijon rrezik për reputacionin dhe perceptimin publik, sidomos kur përfshihet politika apo çështje të ndjeshme shoqërore.

Nga ana e mbrojtjes ligjore, pretendohet se përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale dhe i imazhit ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm, të menjëhershëm dhe me pasoja potencialisht të pakthyeshme për aktoren. Çështja pritet të trajtohet në vijim nga gjykata, ndërsa rasti ngre diskutime më të gjera mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe mbrojtjen e identitetit në hapësirën digjitale.

“Ishte diçka shumë e rëndë sa i përket imazhit tim. Gjërat filluan të përdoreshin ndryshe…
Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme, mund t’i ndodhë edhe ndonjë kolegu tim dhe një njeriu të panjohur, është shumë e rrezikshme. Jam person publik, kam krijuar një emër shumë të bukur, publiku më donte shumë. Dua, s’dua, një pjesë që nuk do kryeministrin, më urren edhe mua, pa pasur asnjë lloj lidhjeje”, shprehet ajo për DW.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.