Pak para vendimit të gjykatës, Diddy përballet me një tjetër padi për abuzim seksual
Reperi i njohur amerikan Sean Combs, i njohur si Diddy, është përfshirë në një tjetër skandal ligjor vetëm pak kohë para se gjykata të shpallë vendimin ndaj tij për akuzat e trafikimit të personave.
Sipas raportimeve të TMZ, ish-stilisti i tij, DeonDe Nash, ka ngritur një padi ku akuzon artistin 56-vjeçar për dhunë seksuale dhe abuzim të vazhdueshëm gjatë një periudhe dhjetëvjeçare. Në dokumentet gjyqësore, avokatët e Nash pretendojnë se Diddy i ktheu ëndrrën e tij për të punuar me yjet në një “makth të përditshëm”.
“Makthi që përjetoi z. Nash vazhdon ta ndjekë edhe sot, pavarësisht përfundimit të marrëdhënies së tyre profesionale,” thuhet në padinë ligjore.
Nash e akuzon Diddy për një sërë sjelljesh abuzive, përfshirë:
- sulme seksuale dhe fizike,
- ngacmime të vazhdueshme seksuale dhe verbale,
- kërcënime për jetën,
- manipulim psikologjik dhe shantazh.
Në padi përmendet edhe një episod gjatë një feste në vitin 2013 ose 2014, ku reperi dyshohet se është shfaqur lakuriq para stafit, si dhe raste kur ai e prekte trupin e stilistit pa pëlqimin e tij. Gjithashtu, avokatët pretendojnë se Diddy bënte komente publike të papërshtatshme për orientimin seksual të Nash, duke e poshtëruar atë përpara kolegëve dhe miqve.
Në dokumentet ligjore theksohet se Nash ka jetuar për një dekadë “nën frikë, kërcënime dhe kontroll”, madje edhe pas ndërprerjes së bashkëpunimit ka marrë kërcënime të vazhdueshme.
Gjatë procesit penal kundër Diddy, Nash dëshmoi para gjykatës dhe u pyet nëse kishte ndërmend të ngrinte padi civile ndaj reperit. “Jo, po përpiqem vetëm të dal i gjallë nga kjo histori,” ishte përgjigjja e tij, ndërsa shtoi se kishte avokatë vetëm “për t’u mbrojtur”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



