E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin, arrestohet adoleshenti
Lajme

Dyshohet se përdhunoi 10-vjeçarin, arrestohet adoleshenti

Një 17-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Sipas informacionit zyrtar, ndaj tij rëndon dyshimi për përfshirje në një rast abuzimi seksual. Burimet bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në prani të dy personave të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç.

Pas ndalimit, i riu është shoqëruar nga autoritetet për vijimin e procedurave ligjore, ndërsa strukturat hetimore po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të dokumentuar çdo detaj të ngjarjes.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, policia nuk ka dhënë informacion të detajuar mbi identitetet e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.