E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Paketa antishpifje’/ Besnik Mustafa: Rama po kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet
Publik News

‘Paketa antishpifje’/ Besnik Mustafa: Rama po kërkon të largojë vëmendjen nga skandalet

Analisti Besnik Mustafaj thotë se paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një skandal i madh. Ai tha në “Opinion” në Neës24 se shpifja nuk mund të përfshihet në kodin penal sepse BE rreth 10 vite me parë kërkoi heqjen e penalizimit të saj.

Por Mustafaj thotë se politika e denigrimit të medias nga Rama ka nisur vite më parë me shprehjen e tij të famshme të kazanit.

“Është Një përpjekje e km për të larguar vëmendjen e medias, opinionit publik, ndërkombëtarëve nga skandali i madh.

Nuk mund ta përfshijë në kodin penal shpifjen. Është e qartë dhe e padiskutueshme. Unë kam qenë ende deputet kur BE e vuri si kusht heqjen e dënimit, penalizimit të shpifjes nga kodi penal.

Besoj se kryeministri është brenda natyrës së tij si politikan, si udhëheqës i vendit. Ky ligj drejtohet së pari kundër mediave. Ka disa vjet që kryeministri flet për kazanin e medias, pra denigron mediat. Me sa duket ai dështoi në zhvlerësimin e medias nëpërmjet denigrimit tani do të përdorë kodin penal për t’ia mbyllur gojën mediave. E shoh si totalitarizëm për t’i mbyllur gojën mediave”, deklaroi Mustafaj.

Në lidhje me akuzat e PD për fshirjen e pamjeve të kamerave në stacionin e policisë Fushë-Krujë ku thuhet se ka qenë deputeti Taulant Balla dhe deklaratat e këtij të fundit se Basha do kërkojë falje, Mustafaj tha se është e paimagjinueshme deklarata e policisë se pamjet nuk po lexohen dot.

“Nuk e vërtetoj dot nëse janë fshirë pamjet apo jo. Por ne kemi një deklaratë të zdh të policisë së shtetit e cila thotë se nuk po i zbërthejmë dot pamjet në stacionin e policisë së Fushë-Krujës. E paimagjinueshme kjo deklaratë. Policia nuk mund të dekriptojë dot kamerat e veta, imagjino kamerat e lokaleve për nevojat e ndjekjes së krimeve të caktuara.

Kamerat edhe nëse janë difektoze hedh një dyshim të madh mbi alibinë që përpiqet të përdorë balla mbi praninë e tyre në këtë stacion policie të denoncuar nga komisari Nuhu. Kjo do të thotë se policia është në anën e Ballës dhe jo të vërtetës. Kështu humbet besueshmëria ndaj policisë. Nuhu përveç deklaratave ka dhe fakte se ka lajmëruar eprorët”, tha analisti.

I pyetur se deri ku shkon e vërteta sipas tij, Mustafaj tha se nuk ka asnjë dyshim që djali i deputetit e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur vajzën.

“Për mua e vërteta e qartë që nuk vihet në dyshim është se djali i deputetit e ka dhunuar në mënyrë të përsëritur vajzën. Krimi është kryer. Të gjitha të tjerat janë suplemente. Krimi është bërë në mënyrë të përsëritur. Gjendja e saj ka qenë dhe është në rrezik. Denoncimi i femrave për dhunën është një akt i guximshëm. Në Francë psh vetëm 10% e femrave e denoncojnë dhunën, kanë guximin.

Përtej kthesave që ka marrë historia, thelbi është i qartë. Është një e pavërtetë e pakundërshtueshme dhe drejtësia duhet të operojë mbi këtë të vërtetë”, deklaroi Besnik Mustafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.