E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pal Shkambi i komisionit të vettingut replikon me Jozefina Topallin
Publik News

Pal Shkambi i komisionit të vettingut replikon me Jozefina Topallin

Jozefinë, lutem për ty, ta kalosh sa më lehtë këtë gjendje emocionale të pakëndshme…!

Të falenderoj për kurajon, më vjen mirë për ty, që u rrëfeve përpara të gjithë shqiptarëve ditën e fundit të karrierës tënde politike për persekutimin dhe diskriminimin 20 vjeçar, që u ke bërë klasës së persekutuarve politik, komunitetit katolik dhe gjinisë femërore në Shqipëri, maja që figurove gjoja” në përfaqësim të tyre” për dy dekada.
Të lutem, gjeje kurajon dhe kërkoju falje publike..!

Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi miratoi me 100 vota pro, 2 kundër, dhe 5 abstenim emrat e 27 kandidatëve për Komisionet e Vettingut. 

Para se të votohej pati replikë mes deputetes demokrate Jozefina Topalli dhe kryeministrit Edi Rama.  Deputetja demokrate, deklaroi votën kundër dhe akuzoi se në komisione ka “kamikazë politikë” produkt i parë i marrëveshjes Rama-Basha.

Seanca u ndoq nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin

Jozefina Topalli: ” Meqë nuk guxoni të flisni po flas unë. Në këtë listë ka miq personal të kryeministrit, militantë politikë të kryeministrit, njerëz të paaftë profesionalisht,  ka kamikazë politikë të kryeministrit. Ka pushtues tokash, që kanë qenë në procese gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këto  do të bëjnë reformën në drejtësi dhe do të bëjnë vetingun. Por ju nuk flisni dhe i dini se disa prej deputetëve këtu i ka pasur në proces, kur ato kanë qenë në detyra të caktuara shtetësore. Dhe ju thoni të votojmë në bllok lista emrash, që me ndonjë përjashtim shumë të veçantë…

Rama nga vendi: Thuaj emrat

Jozefina Topalli: Emrat janë 27, që shumica janë tuajt. Ato që nuk janë tuajt janë të paktit tënd me zotin Basha. Nëse kjo është produkt i parë i marrëveshjes tuaj, këtu është një këmbanë e madhe alarmi.  Sot që ju po flisni për reformën në drejtësi po bëni fortifikimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, me bekimin e tij dhe të shokëve të tij.  Kjo është e rëndë dhe nuk më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët  kanë mbyllur procese personale gjyqësore duke paguar para dhe që sot  do i mbani maje vetingut për të bërë purifikimin e sistemit të drejtësisë?! Po kujt ja thoni këto?! Kush është kjo Republika e Pal?! Jo zotëri Unë nuk e votoj. Nuk e mbyll këtë legjislaturë duke votuar emra që nuk thonë asgjë. Pa folur që është listë antikushtetuese. Ju sot do votoni veç të tjerash një që është kryetar partie. Kjo është  antikushtetuese. Po votoni një listë antikushtetuese sepse ka shkelje të barazisë para ligjit. Votojeni, por  kjo është historia e një dështimi të madh historik. Sot nuk e keni të qartë. Unë s’kam për të qenë por pas dy vitesh shqiptarët do ta kuptojnë sa e rëndë është kjo që po bëni. Pa folur fare që do të kenë mandat 9 vjeçar, fortifikim të tyre dhe do të kenë para dhe rroga që janë dyfishi i deputetëve dhe numri i tyre  do të jetë gati sa i deputetëve të parlamentit.

Replikon Edi Rama: Jozefinë, listës i hodha një sy dhe nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e di ku mi gjete gjithë këta miq e shokë.

Do më mungosh shumë në sesion e ardhshëm por nuk është faji im. Unë e kam bërë timen që ti të dallohesh si kundërshtare e ashpër e qeverisë por kjo është fatura që duhet t’i paguani me të drejtë komformizmit tuaj, dhe futjes të gjithë bashkë në çadër, për të shmangur këtë seancë, që sot bëhet me vonesë sepse duhej ti kishim mbyllur më përpara.  Çtë bëj unë që u futët të gjithë në çadër, ca duke bërtitur, ca duke bërë që s’janë në çadër,  por pritshin të dilnin emrat për deputetë. S’kemi ç’të bëjmë Jozefinë. Do paguash konformizmin tënd.

Në këtë listë unë nuk kam asnjë mik. Këtë Pal Shkambin po e dëgjoj për herë të parë.  Ndoshta ti e di unë s’e di.  Unë njoh Ina Ramën dhe jam krenar që kemi mbështetur Ina Ramën dhe jam i keqardhur që ti përmend si grua. Ina Rama është një nga viktimat më shembullore të shkeljes së të gjitha parimeve të normës dhe së drejtës. Që edhe me vendim gjykate su la të ushtronte detyrën. Njoh Albana Shtyllën. Jam shumë krenar që është këtu por nuk është mikja ime. Në distancë njoh Sokol Çomon, por s’e kam mik. Të tjerët me Shkambinj e Qirko s’i njoh. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare.

Se unë jam i bindur që bashkë me Astritin do rikthehesh. Vettingu është gjë e duhur por e vonuar sa ka mbështetjen e të gjithëve. Nëse vettingu është vonuar jeni ju, ti Jozefine e keta të tjerët ( PD). Sado e papërsosur do jetë do hapë kapitull të ri. Gjykatësit e prokurorët e korruptuar i kanë orët e numëruara. Unë e di që nuk do të jesh nga ata  që do ballafaqohesh me drejtësinë por po ballafaqohesh me atë që ke mbjell sot do korrësh. 

Mos të shkojë mendja që unë me Bashën flasim për ty. Nuk je fare në axhendën e marrëdhënies tonë.

Emrat e 27 kandidatëve për Komisionet e Vettingut

1. Etleda Çiftja- Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
2. Firdes Shuli– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
3. Genta Tafa (Bungo)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
4. Xhensila Pine– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
5. Brunilda Bekteshi (Vasha)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
6. Roland Ilia– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
7. Suela Zhegu– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
8. Valbona Sanxhaktari– komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
9. Pamela Qirko– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
10. Alma Faskaj (Vokopola)– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
11. Lulëzim Hamitaj– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
12. Olsi Komiçi– Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
13. Vojo Malo– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Pozicionin e Pavarur të Kualifikimit
14. Pal Shkambi- Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Pozicionin e Pavarur të Kualifikimit
15. Ardian Hajdari– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
16. Natasha Mulaj– Gjyqtar i Kolegjit të Psacëm të Apelimit
17. Sokol Çomo– Gjyqtar i Kolegjit të Posacëm të Apelimit
18. Ina Rama– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
19. Luan Daci– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
20. Albana Shtylla– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
21. Rezarta Schuetz– Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
22. Mimoza Tasi– Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
23. Etleva Paplekaj– Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
24. Herald Saraçi– Komisioner Publik
25. Florian Ballhysa– Komisioner Publik
26. Dariel Sina– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
27. Aldona Sylaj– Zëvendësues për pozicionin Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.