Demokrati Edi Paloka ironizon deklaratën e kryeministrit Rama të bërë pasditen e sotme në Elbasan, në takimin me strukturat e PS, ku u kërkoi të vetëve të kenë kujdes nga armiqtë e padukshëm.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Paloka i quan deklaratat e Ramës “shenja të rrjedhjes dhe plakjes” së kryeministrit.
“Filloi xhaja te zbuloj armiq te brendshem madje dhe te padukshem… Keto jane shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshem edhe brenda stanit qe ke zgjedhur vete. Ka filluar te rrjedhe nga pleqeria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me kete stil demode mund te frymezoje ndokend… vec taulantit dhe shokeve te tij te toyta yaris”, shkruan Paloka.



